Blindohet Vlora/ Policia aksion në qytet, arrestohen disa persona

Vlora

Blindohet Vlora/ Policia aksion në qytet, arrestohen disa persona

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Vlorës ka shtrirë kontrollet e saj në terren, për evidentimin dhe ndalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë një operacioni, Policia ka arrestuar 2 persona, ka shpallur në kërkim 3, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.Në prangat e policisë, kanë rënë shtetasit: A. D., dhe A. Ç., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve E. D., B. H., dhe Z. B. Gjithashtu janë shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe po punohet për kapjen e shtetasve P. N., O. S. dhe S. H, pasi gjatë kontrollit të territorit, në territorin e banesave të tyre janë konstatuar të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 persona, shpallen në kërkim 3, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit kanë vijuar me kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar në tentativë për kultivim të bimëve narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit A. D., dhe A. Ç., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve E. D., B. H., dhe Z. B.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe po punohet për kapjen e shtetasve P. N., O. S. dhe S. H, pasi gjatë kontrollit të terriotit, në territorin e banesave të tyre janë konstatuar të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat