Këshilli bashkiak i Vlorës thërret Dritan Lelin në mbledhje jashtë radhe

Vlora

Këshilli bashkiak i Vlorës thërret Dritan Lelin në mbledhje jashtë radhe

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 09:28
Dritan Leli

Këshilltarët e bashkisë Vlorë kanë kërkuar realizimin jashtë radhe të mbledhjes së Këshillit ditën e sotme, 22 qershor në orës 10:00 me prezencë fizike në sallën e Teatrit "Petro Marko."

Këshilli Bashkiak i Vlorës, i thirrur nga disa anëtarë që kërkuan llogaridhënie të kryebashkiakut Leli për shërbimet ndaj qytetarëve të Vlorës nuk arriti të mblidhej në datën 15 qershor, kur ishte parashikuar mbledhja e parë.

Dritan Leli nuk u paraqit duke u shprehur se mbledhja ishte në kundërshtim me rregullat dhe masat anticovid.

Rendi i ditës së mbledhjes së sotme:

Transparencë mbi vendimet e marra dhe urdhëruesit e pengimit të Këshillit Bashkiak për kryerjen e detyrës së tij në mbledhjen e parashikuar për tu zhvilluar në datën 15 qershor 2021

Daljen e përgjegjësisë për personat që penguan zhvillimin e mbledhjes dhe tejkaluan kompetencat ligjore

Raportim i kryetarit të bashkisë në lidhje me shqetësimin e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit etj, si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat