Sherr me thika në Vlorë, plagoset 57-vjeçari

Vlora

Sherr me thika në Vlorë, plagoset 57-vjeçari

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Një sherr me thika ka ndodhur sot paradite në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një persona.

Sipas policia, ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, ku si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi F. P., aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu policia ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat