Shoferët rrihen me leva, policia tregon se çfarë ndodhi në Vlorë

Vlora

Shoferët rrihen me leva, policia tregon se çfarë ndodhi në Vlorë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës, ky dy turistë janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Ky konflikt ka nisur pas një aksidenti, ku makinat e përfshira u përkisnin dy personave në fjalë. Mësohet se ata janë rrahur me sende të forta duke pësuar të dy dëmtime të lehta.

Më datë 09.07.2021, rreth orës 19:55, në aksin Llogara- Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta duke u përfshirë në konflikt dhe disa prej pasagjerëve.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt” – thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat