Skafi rrezikoi mbytjen, shpëtojnë mrekullisht shtatë pushuesit, mes tyre edhe fëmijë

Vlora

Skafi rrezikoi mbytjen, shpëtojnë mrekullisht shtatë pushuesit, mes tyre edhe fëmijë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 17:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një  mjeti detar tip Skaf, i cili rrezikonte mbytjen.

Ngjarja ka disa minuta që ka ndodhur në zonën e Karaburunit në afërsi të gjirit të Shën Vasili.

Në skaf kanë qenë shtatë persona pesë të rritur dhe dy fëmijë, ndërkohë që mjeti po mbushej me ujë dhe rrezikohej të mbytej skafisti është afruar afër bregut ku ka mundur të shpëtojë pushuesit.

Policia Kufitare ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë shtatë pushuesit dhe i ka sjellë në Tri Port pa asnjë dëmtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat