Turistët e natyrës/ Plazhi i Porto Novës në Vlorë, tërheq shumë të huaj

Vlora

Turistët e natyrës/ Plazhi i Porto Novës në Vlorë, tërheq shumë të huaj

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Porto Nova një destinacion turistik në Vlorë ndodhet në Zvërnec me një vijë bregdetare prej 3 km dhe është një plazh disi i izoluar.

Atje nuk ka shërbime por natyra është e veçantë dhe për këtë arsye preferohet nga adhuruesit e natyrës. Me kamperat e tyre ato pozicionohen aty dhe përpiqen t’i shijojnë këtij plazhi qetësinë, detin dhe ajrin e pastër që të ofron ky plazh.

Familja nga Hungaria ndodhen për një vizitë të thjeshtë dhe shprehen për bukuritë e vendit.

“Jam Anita nga Hungaria dhe është e para herë qe ndodhem këtu. Prej 10 ditësh ndodhem këtu, një vend i bukur dhe kolegët ma rekomanduan Vlorën. Kemi vizituar Durrësin, liqenin në Koman, Sarandë dhe sot ndodhemi këtu. Shqipëria është një vend më i lirë se sa vendet e tjera”.

“Jam 21 vjeç dhe Shqipëria është një vend kaq i paprekur dhe me bukuri natyre të rrallë, mendoj se do t’ua rekomandoj bashkëmoshatarëve të mi”.

“Ndodhemi prej 10 ditësh në Shqipëri, njerëz të dashur dhe natyrë e bukur, deti dhe mali janë të mrekullueshme, do t’ua rekomandoj të afërmve të mi”.

Ndërkohë, një çift nga Gjermania tregojnë se gjatë pandemisë ata përshtatën një furgon në mjet jetese.

“Vij nga Gjermania dhe së bashku me gruan vendosëm të udhëtojmë me furgonin tonë në Greqi /Kroaci/Shqipëri. Periudha e pandemisë na shërbeu për ta transformuar furgonin tonë në një mjet jo vetëm transporti por dhe jetese. Ky vend, ku jemi aktualisht është jo shumë i ndotur dhe pa restorante, dhe kjo është ajo që duam të shijojmë”.

“Më pëlqen të mbaj shënim në një ditar çdo detaj të udhëtimeve tona. Hera e parë që ndodhem në Shqipëri dhe na pëlqen shumë, kemi vizituar veri perëndim të Shqipërisë e kemi plan të vizitojme jugun e do të këshilloj njerëzit tanë ta vizitojnë Shqipërinë. Na pëlqen ky lloj udhëtimi pasi mund të vizitojmë shumë vende pa ngecur vetëm në një vend”.

“Jam Peter nga Çekia…më pëlqejnë pushimet malore, por sot ndodhemi në këtë breg kaq të bukur pa njerëz”.

Në Vlorë janë disa plazhe të tilla dhe zona që preferohen nga turistët, që tërhiqen vetëm nga natyra dhe nuk duan të qëndrojnë në zonat e betonizuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat