Bizneset u mbyllën në shenjë proteste, pronarët në Vlorë nuk ndryshojnë qëndrim

Vlora

Bizneset u mbyllën në shenjë proteste, pronarët në Vlorë nuk ndryshojnë qëndrim

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Bizneset e lokaleve në Vlorë i qëndrojnë kërkesave për ndryshim të orës policore dhe fashës orare për lejimin e muzikës në mbrëmje.

Gazetari Elton Nika bën me dije pronarët e bizneseve kanë kërkuar që muzika në lokale të lejohet deri në mesnatë.

Në protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme ato kanë kërkuar sërish shtyrjen e orës policore deri në 24:00, pasi sipas tyre vendimi i qeverisë për ta shtyrë orën policore deri në 23:00 ishte thjesht një karamele.

Të gjitha bizneset në Vlorë janë dakorduar me të njëjtat kërkesa dhe rreth 90 biznese në këtë qytet u mbyllën në shenjë proteste.

Qëllimi mbetet që bizneset të ushtrojnë aktivitet pa u ndikuar nga prania e policisë, gjithashtu edhe turistët dhe qytetarët janë shprehur që kërkesat e bizneseve të merren në konsideratë të paktën gjatë sezonit turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat