I gjendet kokainë në banesë, arrestohet një person në Vlorë

Vlora

I gjendet kokainë në banesë, arrestohet një person në Vlorë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi iu gjet kokainë në banesë.

Sipas uniformave blu është prangosur D. H., 46 vjeç, banues në Vlorë. 46-vjeçarit gjatë kontrollit të policisë i janë gjetur 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

“Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Vlorë.

Pasi në lagjen “Bashkimi”, gjatë kontrollit personal dhe kontrollit të ushtruar në banesës e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë,” thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat