Dritan Leli bën rrëfimin e rrallë, zbulon profesionin e tij

Vlora

Dritan Leli bën rrëfimin e rrallë, zbulon profesionin e tij

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:01
Dritan Leli

Dritan Leli ka ardhur me një rrëfim ndryshe rreth punës së tij të përditshme në krye të punëve të Vlorës.

Ai tregoi se me profesion është mjek, dhe ka punuar me tre turne.

Pjesë nga intervista në Ora News:

Dritan Leli: Faleminderit për ftesën në Ora Verore tuajën dhe faleminderit që keni zgjedhur Vlorën si stacion. Sa i përket zgjimit mua më duket sikur kryetarët e bashkive nuk flenë, ose të paktën flas për rastin tim. Për mua kjo nuk ka qenë një sforco as një gjë e vështirë. Me profesion jam mjek dhe kam punuar gjatë gjithë jetës time me tre turne. Kështu që kjo punë e re, kjo sfidë e imja, nuk ka sjellë asgjë të re sa i përket gjumit. Ka qenë pjesë e punës time të zakonshme dhe motivimit tim për të bërë më të mirën.Ishte mirë që zgjodhëm këtë orë të mëngjesit kur qyteti është në përgatitjen e vet, fillimin e ritmit të ditës në një sezon turistik.

E nëse e pyet Dritan Lelin si nis dita e tij si Kryebashkiak, ai ka këtë përgjigje.

Dritan Leli: Dita ime e punës fillon herët, vazhdon deri në orët e para pas mesnate. Fle pak gjumë. Zgjohem pa u zgjuar qyteti dhe fle kur qyteti ka filluar të boshatiset. E përballojmë me një mobilizim të gjithë strukturës në bashkinë e Vlorës ku drejtuesit e institucioneve, drejtorive duke qenë një bashki turistike pushojnë pak, maksimumi një javë, edhe kryetari i bashkisë nuk ka planifikuar këtë verë pushime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat