Muzikë të lartë pas orës së lejuar, procedohen penalisht dy persona

Vlora

Muzikë të lartë pas orës së lejuar, procedohen penalisht dy persona

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:20
Policia shqiptare

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht dy persona për “prishje të qetësisë muzikë”, pasi kanë vendosur muzikë pas orarit të lejuar.

Mësohet se të proceduar janë pronari i një lokali dhe një pëerson tjetër që mbante muzikë të lartë në një mjet lundrues, gomone.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Sekuestrohen disa pajisje muzikore.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë konstatuar dhe kanë proceduar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit:

-B. L., banues në Tiranë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në lokalin e tij.

-O. B., banues në Vlorë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në një mjet lundrues tip gomone.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat