Qarku i Vlorës kaplohet nga zjarri, drejtori i zjarrfikësve thotë se nuk kanë kapacitete

Vlora

Qarku i Vlorës kaplohet nga zjarri, drejtori i zjarrfikësve thotë se nuk kanë kapacitete

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 14:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Situata me zjarret në qarkun e Vlorës mbetet problematike dhe po behet shumë e mundimshme për t’u kontrolluar. Disa vatra njëkohësisht në të gjithë qarkun dhe terreni i vështirë malor e bëjnë akoma më të vështirë punën për zjarrfikësit.

Drejtori i zjarrfikësit në Vlorë, Kastriot Bega pranoi se nuk ka burime njerëzore për të mbuluar gjithë territorin.

“Me kapacitetet që ne kemi, me automjetet qe ne kemi dhe me ketë vapë e kemi të vështirë që të përballojmë situatën.”

Aktualisht në qarkun e Vlorës janë 38 punonjës të shërbimit zjarrfikës ndërsa sipas drejtorit të këtij sektori numri normal në raport me popullsinë e qarkut do të duhej të ishte 104 zjarrfikës, raporton A2.

Drejtori Kastriot Bega mendon se shumica e vatrave të zjarrit janë të qëllimshme. Situata më e vështirë për tu menaxhuar është ajo në zonën e Dukatit. Deri më tani janë shkrumbuar 36 hektar kullota dhe 1.5 hektar pishë e rrallë ndërsa për shkak të terrenit të vështirë zjarri vijon ende në ditën e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat