Sherr në Vlorë/ Qëllohet me armë gjahu 55-vjeçari, arrestohet autori

Vlora

Sherr në Vlorë/ Qëllohet me armë gjahu 55-vjeçari, arrestohet autori

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Një person është plagosur me armë gjahu këtë të hënë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lumi i Kripës”, në afërsi të fshatit Dëllënjë, ku sipas bluve, ka mbetur i plagosur shtetasi Viktor Hyso.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

“Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit Sotir Gjonçari, 58 vjeç, banues në Delisuf, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë gjahu çifte, shtetasin Viktor Hyso, 55 vjeç, banues në Novosel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte (të cilën ky shtetas e posedonte me leje).

Shtetasi Sotir Gjonçari, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore”,-tha policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat