Aksident në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën një grua

Vlora

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën një grua

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 20:03

Një aksident është regjistruar sot në Vlorë, ku raportohet për një viktimë.

Ngjarja ndodhi në aksin Panaja-Novoselë.

Media mëson se një grua është përplasur për vdekje nga një makinë tip ‘Golf’, teksa tentonte që të kalonte autostradën.

Nga aksidenti në fjalë është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat