110 vjetori i çeljes së shkollës, Sevaster - Vlorë

Vlora

110 vjetori i çeljes së shkollës, Sevaster - Vlorë

Nga: Agim Jazaj Më: 30 gusht 2021 Në ora: 11:06
Sevaster - Vlorë

Shkolla shqipe e Sevasterit, është ndër të parat dhe me të parat, me simotrat, të çelura në hartën e Vlorës dhe të vendit, si ajo e: Vlorës, Kaninës, Dukatit, Tragjasit, Tërbaçit, Vranishtit, Matogjinit, Bratit etj.

Këto shkolla ishin dallandyshet e para që nisën fluturimin mbi qiellin shqiptar, për tu hapur syt dhe udhët brezave, nën drejtimin e qeverisë së Vlorës.

Edhe shkollë: “Qazim Hoxha” vjen në 110 vjetorin e saj me krenarinë e brezave të pëgatitur dhe të selitur!

*Vite më parë ish mësuesi- organizator dhe pasionant; Llambro Leka me kinooperatorin Ëngjëll Hasho, në aktivitetet kulturore- arstistike, të shkollës 9 vjeçare “15 Tetori”, në qytetin e Vlorës, e ngrinin më lartë zërin nga qëndra e zërit, kur vinte në radhë kënga:

“Sevaster- Kudhës Grehoti, o vend i bekuar nga Zoti”…

Dilja te dera, dëgjoja këngën, më rrëmbusheshin syt me lot…

Kënga më vintë nga shkolla, ku kishin nisur shkollën fëmijët e mi…

Kujtoja shkollën time dhe të gjithë atyre, brezave në shekuj që mësuam dhe u frymëzuam, nga ata që na mësuan, mëkuan: “Të duam Adhenë, si Shqiponja Folen”, Origjinën, Kombin.

Si për t’na përshëndetur, për të kënaqur veten, pse jo dhe gjithë bashkëorigjinasit dhe bashkëqytetarët…

I falnderoja me zemër…

I ftoja për kafe, e kthenim edhe ndonjë gotë!

Sevastri ka qënë nyja e hershme, që lidhte gjithë Shqipërinë me jugun e vendit, dhe më tej vendit...

Rruga me shekuj shkonte këndej, për në minierën e Memaliaj, Gjirokastër, për në Janinë, Selanik e më tej, nëpër botë...

Qëndra, “Rrapi i Sevasterit”, ishte pika turistike me ujin e ftohtë, mensën e mishin e therur taze, ku ndalonin, autobusët, pushonin, drekonin e darkonin udhëtarët...

Materiniteti i hershëm, ndër të rrallët në Vlorë e në vend, postë-telegrafa etj, një qytezë e vërtetë rrëzë Tartarit e mbi Kurora e Malit!

Poshtë në fshat, shkolla:“Drita e Diturisë” është ndër të parat dhe të rrallat në Vlorë, madje dhe në vend, nga e cila kanë dalë kuadro drejtues me zë, specialistete dhe kapacitete, në të gjithë fushat...

*Koha na kthen kokën prapa na “shpie lehtë” në vendorigjinën tonë, atje ku “na ka bërë koka dëng”. Na kujton gjithëçka, por mbi gjithëçka në kohën e kulmimit të historisë, së Pavarësisë dhe të Çlirimit, na shpie tek rruga e vështirë e Abetares edhe në këto anë...

Rruga e përshkuar nga 7 Marsi i vitit 1878, në Korçë kur e ku u çel shkolla e parë shqipe, drita e syve e shqiptarëve dhe deri në shpalljen e “Pavarësisë Kombëtare”, nga themeluesi i shtetit shqiptar; Isamil Qemali, më 28 Nëntor në Vlorën e Flamurit dhe të Pavarësisë, nëpër gjithë atdheun tonë të gjymtuar dhe të rrënuar, mori rrugën ABETARJA, duke trokitur në çdo krahinë, e në vatrat e varfëra shqiptare, u prit krahëhapur, për hapjen e syve, të sy mbyllurve, edhe nëpër rrugët e krahinës së “Kudhës Grehotit” të Labërisë , Vlorës!

Interesi i pushtuesve, të huajve ishte të mbanin popullin në errrësirë, të pa nxënë e të pa ngrënë, sepse kështu e kishte të lehtë sundimin e tij. Një popull i pa ditur, sundohet lehtësisht! Përpjekjet dhe lufta për çeljen e shkollës, ka qënë pjesë e luftës për të siguruar Lirinë dhe Mëvehtësinë

edhe për këtë krahinë të njohur në gjithë zhvillimet historike, përgjatë harkut kohor të ekzistenëcës së saj e quajtur “Kudhës Grehot” përpara vitit 1945. Sevasteri, i rreshtuar dhe shënuar ndër krahinat e shquara dhe me kontribute në gjitha etapat e zhvillimeve të Historisë së Vlorës dhe të Vendit. Edhe në përhapjen e gjuhës shqipe dhe çeljen e shkollës së parë në këtë trevë, ndër 10 shkollat e para në qarkun e Vlorës, ku përmblidhte mbi 9 fshatra në kufijtë e Vlorës me Tepelenën dhe përballë Mallakastrën, shënohet në memorjen e njerëzve, përpjekjet për nisjen e shkollës së parë rreth viteve 1908 dhe të shënuar në faqet e historisë hapja e shkollës së Sevasertit evidencohet në vitin 1911, e transmetuar brezave, dhe e shënuar në faqet e historisë, madje të hedhur dhe në rreshtat e shtypit të kohës.

Më 1851 “Porta e Lartë” ndërmori një sërë reformash, duke zvëndësuar Pashallëkun me administratën e rregullt shtetrore. Ajo suprimoi sistemin feudal, ushtarak, i cili ishte shthurur krejtësisht gjatë rezistencës së pashallëkut me një sërë reformash, duke e zvëndësuar pashallëkun. Timarlitë dhe zaimët nuk konsideroheshin si më parë, zotrues të tokave, të fshatarëve, por vetëm nëpunës tragambledhës vjetore. Me gjithë rregullat e vendosura dhe shtypjen që ndërmuarën më egërsisht, funksionarët turq, nuk vendosën dot rregullin, autoritetin e tyre dhe nuk guxuan të vinin asnjë taksë. Në Mars të vitit 1833 shpërthejnë kryengritjet, në krahinat e Mallakastrës, Kurveleshit, Mesaplikut, si dhe në krahinën e Kudhës- Grehotit, nisën të organizuara në grupe e çeta, ku vranë dhe nëpunës turq, xhelepxhinj dhe përgatiteshin për të sulmuar garnizionet, në pashallëk. Kjo luftë mori karakter anti perandorisë turke, por edhe shoqëror, antifeudal, e shprehur dhe e transmetuar në këngët e popullit:

Çfarë do bëjmë more xhan,

Dushmani kërkon nizam,

Nizam e xhelep s’ka,

Se është vendi fukara...

Mbretit s’ja kemi takanë,

Me xhelep e me nizam,

Me asqer e tanziman!...

Të gjitha kundërshtit ndaj ligjeve turke, shtypjes e shfrytëzimit, prapambetjes, ekonomike, shoqërore dhe kulturore, kishin nxitur veprimet e shpeshta të ekspeditave turke, dhe kishin ngritur kurbën e urrejtjes, të shoqëruara me aksione, kundërshi të hapura deri dhe në kryengritje më armë në dorë edhe nga banorët e hershëm të këtyre anëve.

Gjithë këto ngjarje u bënë një burim frymëzimi për të zgjuar ndërgjegjen e njerëzve, dhe bënë të ngriheshin për të kërkuar hapjen e shkollave, mësimin dhe shkrimin në gjuhën amëtare.

Perandoria osmane e kishte të ndaluar rreptësisht, madje kush kapej me ndonjë abetare ilagale, dënohej me burgosje dhe në internim.

Edhe në krahinën e Sevasterit kishte në kohë burra me mend, intelektual të shkolluar, jashtë vendit si, në: Janinë, Stamboll, në Itali, etj. Sigurisht mësimin nuk e kishin marrë në gjuhën shqipe, por ata dinin, po dhe e donin dhe tek të tjerët shkrimin e gjuhës amatare, synonin e luftonin të përhapnin Abetaren kudo ku flitej shqip, ku këndohej e qahej shqip, ku ishin trojet shqiptare... Kjo elitë e rrallë vepronte të zgjonte ndërgjegjen, t’u mësonte gjuhën e shkruar edhe njerëzve, në atë kohë dhe në këtë krahinë të cilët vepronin në kushte të rënda të shtypjes dhe terrorit. Të frymëzuar dhe të nxitur nga “Kongresi i Manastirit” dhe përpjekjet e “Klubit Labëria”, Vlorë, për të hapur dyertë e shqipes, patrotët e krahinës së “Kudhës Grehotit, hapën shkollën e parë shqipe, një ndër të parat në 10 shkollat e historikut të Vlorës.

Burrat e shquar të Sevasterit, me nitelektualin dhe patriotin e shquar Qazim Hoxha, me gjithë presionin e madh të pushtetit perandorak, çelën shkollën e parë shqipe ilegale të krahinës në vitin 1911.

Por, edhe mësuesi Sheh Mehmeti, ose Mehmet Beqiri zë vendin e nderit në çeljen e së parës shkollë dhe në librin e autorit Xhemal Selami, i cili ka mbjatur shënim dhe ka pasqyruar historikun e shkollës në librin e tij: “Abetarja në udhëtim”...

Mësuesi i parë dhe themeluesi gjithashtu i shkollës së Sevaserit me kërkesën e tij dhe vullentin e gjithë fshatit, u vendos Qazim Hoxha. Shkolla ku nisi mësimi në këtë fshat, ishte shtëpia e po mësuesit Qazim Hoxha.

Bujaria dhe patriotizmi i këtij njeriu, i cili ishte shkolluar në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, mundi të vihej përballë rrezikut dhe nisi mësimin e gjuhës shqipe me 18- 20 nxënësit e parë. Si vende për të ndenjur nxënësit si; banka, kishin rrogozët dhe qylymët e kohës. Dhe për të shkruar kishin dërrasën e zëzë! Në fillim për t’i shpëtuar represionit turk mësimin e zhvillonin edhe në gjuhën turke, duke u thënë edhe autoriteteve se do të jepnin mësimin në gjuhën turke. Pra dhe gjuha turke vazhdoi deri në ditën e shpalljes së Pavarsisë, dhe si primare, në ilegalitet zhvillohej gjuha shqipe.

Mësuesi mëgjithëse kishte marë lejen për gjuhën turke, në ilegalitet të thellë, zhvillonte mësimin e shqipes natën, nën dritën e kandilit. Kishte siguruar në rrugë të ndryshme 50 copë ABETARET e para, duke u’a shpërndau nxënësve të shoqëruar me porositë që t’i mbanin në sekret të plotë, dhe të mësonin vetëm natën. Dhe më vonë shkolla e transformua dhe u transferua në 5 vjeçare.

Në këtë shkollë nxënësit bënin 5 klasë, dhe merrnin dëftesën e pesëveçares.

Pas mësuesit dhe themeluesit e parë të shkollës së Sevasterit; Qazim Hoxha të cilët kanë dhënë mësim dhe kanë lënë kontributin dhe emrin duke nxjer breza nzënësish që kanë bërë emër edhe për shkollën dhe krahinën, kanë qënë: Zenel Muço nga Gjirokastra, Sadik Çobani nga Vajza, Xhemil Duka nga Vranishti, Emin Çiftja nga Elbasani, Harrilla Panajoti nga Himara, Rahim Hamo nga Gjirokastra, si dhe mësuesi i merituar dhe i nderuar nga kjo krahinë (Shkoza) Resmi Ramo me kontribute sipërore, si në shkollën e Sevasterit, por dhe në atë të arsimit të Vlorës, madje i njohur, nderuar dhe i vlerësuar me tituj më të lartë, për kontributin e zhvillimit të arsimit shqiptar...

Mësuesit e njohur Remzi Ramo dhe Harilla Panajoti drejtuan edhe “Konferencën e Parë të Arsimtarëve të Sevasterit” në vitin 1944, ku dhe referuan përpara 70- 80 delegatëve të ardhur nga Fieri, Mallakastra, Himara, Topalltia, Lumi i Vlorës, e cila hodhi piketa për zhvillimit e metejshëm të arsimit shqiptar!

Seksioni arsimit, sipas udhëzimeve të qeverisë dhe Konferencës së Sevasterit të 20 tetorit 1944 hapi kurse 3 e 9 mujore.

Harrilla Panajoti, shef i seksionit të arsimit për Vlorën, Fierin, e Mallakastrën, në vitet 1944-1949 për nevojat urgjente të hapjes së shkollave, përzgjodhi djem e vajza për mësues, për arsimimin e brezit të ri dhe luftën kundër analfabetizmit

Mësues që kanë dhënë mësim dhe kanë lënë gjurmë në historikun e shkollës së Sevasterit shënohen edhe Nuro Ahmetaj, Emin Sofia, Zenel Hoxha, Zenel Muço Gjirokastër, Ali Çinari Durrës, Teodor Haxhijakovi Elbasan, Stavri Petriti Gjirokastër, Gjinovefa Çakërri Tragjas, Makbule Baholli Elbasan, Maliq Bala Gjirokastër, Burhan Çiraku Durrës, Ruzhdi Çiftja e Jalldyze Çiftja Elbasan, etj-

Burrat e fshatit, pleqësistë kur kishin probleme për zgjidhje, thoshin:

“Dale të pyesim mësuesin dhe u drejtoheshin mësuesve të shkollës ku dhe gjenin rrugëzidhjen e halleve të tyre.

Shkolla e Sevasterit u bë një ndër shkollat e dëgjuara, dhe mori një nam të madh për cilësinë e përgatitjes së nëxënësve, sidomos në lëndët e matematikës dhe të gjuhë-letërsisë. Gjithë nxënësit e dalë nga kjo shkollë janë shquar për një bukurshkim të veçantë.

Më tej mësimet vazhduan të zgjeroheshin po dhe prurjet e nxënësve gjithashtu. Pas 22 vjetësh, në vitin 1933 shkolla u zhvendos në qëndër të fshatit, aty ku është ndërtesa e vjetër, tradicionale me një arkitekturë moderne, e ndërtuar me këmbënguljen, dhe me kontributin e banorëve sevasteriot dhe na mban të malluar edhe sot

Vitet rrjedhin në shtartin e tyre: Edhe Shkolla e Sevasterit: “Qani Nuredini”, e më vonë e tashmë “Qazim Hoxha”, ngjiti shkallët e karierës nga fillore, në 5 klasë, në 7, dhe në 8 vjeçare deri dhe në shkollën e Mesme.

Shkolla me projkte të plotë sa dhe të lakmueshëm, ka nxjerrë me dhjetëra e qindra breza të shkolluar nga gjithë krahina përfshirë: Sevasteri, Golimbasi, Dushkaraku, Shkoza, Mazhari, Ploça, Lezhani, Amonica, Vajza, e deri nga Mallkeqi, po edhe nga Gorishti kanë qënë bijë të këtyre fshatrave që kanë mësuar dhe kanë lënë emrin dhe nostalgjinë përjetësisht edhe për atë konstruksion shkollë me çati, me tjegulla të kuqe, klasat, e dyertë e rralla, për mësuesit, shokët, rrugët dhe zilen, rreshtimin e qindra e qindra nxënësve përpara oborrit të saj dhe në shkallët e shkollës e vendosur çdo mëngjs e gjithë trupa mësimore dhe komandantët e shkollave, të radhës që nga: Çuman Llanaj, Bastri Likaj, Ismail Shametaj, Hakim Aliaj etj, etj, para e pasardhës, i paraqisnin forcën drejtorit të shkollës...

Dhe qindra e qindra nxënës në rresht për dy futeshin nëpër klasat e fillores, 7 e 8 vjeçares, por dhe të shkollës së mesme.

Nga shkolla 7 vjeçare dhe 8 vjeçare e Sevasterit vareshin edhe shkollat fillore e Shkozës, Mazharit, 2 shkollat e Dushkarakut, e Lezhanit, Ploçës, e Amonicës, Mallkeqit...

Në shkollën 7 vjeçare të Sevasterit që nga lagjia Pronevik, nëpër rrugë e korie, pa njerëz udhëve, mbi 1 orë e ca larg, kanë shkuar dhe mbaruan këtë shkollë edhe bijat nga Dushkaraku: Fati Koçiaj, Xhiko Memaj, Shaqe Shanaj, pa pasur frikë dhe pa u grisëur nga gjëmbat e ferrave, i kujtonte pas gjysëm shekulli- miku ynë, Enver Jonuzaj.

Në vitin mësimor 1976-1977, shkolla u zgjerua në shkollë e Mesme.

Sërish në këtë shkollë vërshuan edhe studentët e parë nga gjithë fshatrat përrreth si nga:”Shkoza, Dushkaraku, Mazhari, Ploça, Amonica, etj.

Shkolla e Sevasterit ishte si një Univers, me një pjesëmarrje të gjërë e cila jepte mësim: “tre brezave njëherësh: ose tri klasat e para: Pra shkolla e ditës, klasat e mbrëmjes, si dhe ndjekja e mësimve me korrespodencë.

Shkolla e pare e mesme u çel në vitin 1976-1977 me drejtorin e parë Nikollaq Qirko, i cili ishte dhe mbeten në memorjen e njerëzve, një ndër drejtuesit dhe mësuesit e nderuar sa dhe i respektuar.

Shkolla e mesme Sevaster

Shkolla përgatiti maturantët e parë prej të cilëve i dhanë dhe lanë emër vetës dhe shkollës si: Antoneta Selamaj, Alie Murataj, Burbuqe Kapaj, Dafina Fakaj, Silvana Rrokaj, Teuta Likaj, Pandeli Binaj, Dituri Allushaj, Bujar Rrapaj,Tefta Binaj, Luiza Telharaj, Ferjat Sinanaj, Sofo Llanaj, Hyqmet Devollaj, Hyso Rrapaj, Ahmet Llaçaj, Isuf Kamberaj, e deri tek Erjal Selamaj, nje pasues dhe frymëzyes nga paradhësit dhe për pasardhësit... e qindra e qindra nga e gjithë krahina, të cilët ngjitën shkallët e karrierës në Unveristetet e vendit, po edhe në Universitetet, e botës, të jetës dhe në jetë:

Në amfiteatrin e shkollës mbeten të shënuar figura të shquara si: Rrapo Çelo, Skënder Velo, Reiz Xhelilaj, Tofik Xhelilaj, Ismail Abeni, Nazif Nuredini, Resmi Hoxha...si komandat e komisar, luftëtar për çlirimin e vendit, por edhe të pas çlirimit.

Po ashtu si diplomat të shquar të vendit kanë dalë nga bankat e kësaj shkolle, Lik Seiti, Ali Imeri, të ndjekur nga pasardhësit e tyre në kohë; Vladimir Xhelilaj, Xhevat Lamaj, Andi Mahilaj, etj.

Armata e madhe i bijëve, nxënës dhe mësuesit e dalë nga kjo shkollë:

Mësuesit edhe nga ky fshat dhe nga fshatrat përreth janë me qindra dhe në pa mundësi, po përëmendim fare pak prej tyre:

Xhevdet Mahilaj, Xhemal Selamaj, Gjino Selamaj, Batjar Sulçaj, Razie Allushaj, Elham Kanaj, Sadete Hoxhaj, Lalote Lulaj, Syrja Rrapaj, Eqerem Islami,Tasim Mahilaj, Idai Lamaj, Mitat Tafilaj, Gëzim Hyskaj, Idajet Sinanaj, Beshir Murataj, Azem Begaj, Dushan Murataj, Perllat Kapaj, Mjaftime Xhelilaj, Flora Dalanaj, Zhaneta Hoxhaj, Eliona Tragaj, Vakie Grabovaj, Tomor Jonuzaj, Tozo Tozaj…

Dhe lista është e pa fundme me emrat mësuesish të cilët kanë qënë nxënës dhe janë bërë mësues nga kjo shkollë…

Më të shumt janë mësuesit që kanë punuar, dhënë mësim në këtë shkollë ndër vite, dhe kanë lënë gjurmë të pa shlyeshme si: Kujtime Tafilaj, Antigoni Kokuri, Margarita Xhelilaj, Kastriot Fallanaj, Shpëtim Xhyeraj, Thoma Lame, Irini Stefa, Pandeli Stefa, Jorgo Bifsha, Xhuliana Gega, Astrit Xhelilaj, Sezai Abazaj, Nikollaq Neranxi, Sevasti Gjini, Silurian Abazaj, Fatbardha Deromemaj, Telemak Gjoka, Andrea Petromilo, Ferhat Liçaj, Llambi Karanxha, Durim Alushaj Nikollaq Qirko, Reshat Caushaj, Lefter Dhimgjoka, Llukan Lleshi, Lelo Taraj, Nasip Xhelilaj, Dallandyshe Nazëraj…

*Plejada e mësuesve nga fillore, në 5 vjecaren, 7 dhe 8 vjeçaren deri dhe në shkollën e mesme, ka nxjerr një aramtë të madhe specialistësh dhe kuadrosh të të gjithë fushave: diplomat, nëpunës, specialist, mjek inxhinier, agronom, gazetarë, mësues, ekonomist, financier, ushatark dhe deputet si: Manxhar Binaj, ish kapideni i trasnsoqenikut të parë shqiptar: “Vlora” Resmi Shametaj. Kuadrot dhe drejtus të shumë specialiteteve me zë në Vlorë dhe në vend si: Isa Xhaferaj, Çuman Hoxhaj, Dane Binaj, Hadër Hoxhaj, Dalip Fejzaj, Reuf Palaj, Pelivan Koçiaj, Shamet Fyraj, Nazif Dalanaj, Petrit Xhaferaj, Shyqyri Llanaj, Ali Xhelilaj, Laver Hoxhaj, Astrit Xhelilaj- (ish nxënës dhe ish drejtor i shkollës), Nadime Xhelilaj, Reshat Gjonaj, Bexhet Shanaj, Skënder Canaliaj, Çuman Llanaj, Agim Binaj, Metlli Deraj, Lumturi Dalanaj, Xhane Dëraj, Bastri Likaj, Hakim Aliaj, Agron Xhaferaj, Marika Liçaj, Lavdosh Hoxhaj, Vrazhdo Zenelaj, Kastriot Mahilaj, Ismail Shametaj, Perllat Kapaj, Fatbardha Allushaj, Përparim Shametaj, Izet Tragaj, Shezie Beqiraj, Avdul Shehaj, Sulçe Mahilaj…

*Vitet do të kalojnë dhe do të ruajnë në memorjen e tyre, të njerëzve dhe të pasardhësve, të kohës dhe do të mbetet e shënuar, madje duhet pasurur edhe kjo pjezës të histories e kësaj krahine lavdi mbuluar, si pasurim i historisë së vendit!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat