Shtohen qytetarët që duan të vaksinohen në Vlorë

Vlora

Shtohen qytetarët që duan të vaksinohen në Vlorë

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 15:30
Foto

Edhe pse jo fluks, muaji gusht dhe fillim shtatori kanë patur një proces të mirë vaksinimi.

Në qendrën më të madhe të vaksinimit në Vlorë, në pallatin e sportit, ka pasur shumë të interesuar për vaksinën.

Por sipas kryevaksinatores, studentët dhe mësuesit janë qytetarët më shumë vaksinë kërkues.

Sipas saj edhe emigrantët kanë kryer një ose të dyja dozat e vaksinës, ndërsa kanë parapëlqyer Astrazenecën, Pfizer dhe Modernën, kjo e fundit nuk është në Vlorë.

Nga ana tjetër qytetarët që kanë marrë sot vaksinën në këtë qendër janë shprehur se kanë ardhur të vetëdijshëm për kryerjen e vaksinës dhe aspak të detyruar.

Ndërkohë sipas kreut të epidemiologjisë në Vlorë, Agron Bashllari rreth 12 mijë e 500 është numri i të vaksinuarve prej 1 gushtit, një shifër e konsiderueshme sipas tij, ndërsa prej fillimit të këtij procesi Vlora regjistron 92 mijë persona të vaksinuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat