“Burri vari veten nga depresioni, djali më dogji shtëpinë”/ Dëshmia prekëse e nënës që mbeti pa çati mbi kokë në Vlorë

Vlora

“Burri vari veten nga depresioni, djali më dogji shtëpinë”/ Dëshmia prekëse e nënës që mbeti pa çati mbi kokë në Vlorë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 14:37
Foto

Një banesë ka marrë flakë në lagjen “Partizani” të Vlorës. Si pasojë e flakëve raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që nuk ka persona të lënduar.

Në një prononcim për mediat e zonja e shtëpisë thotë se banesën e ka djegur djali i saj i cili është i alkoolizuar.

59-vjeçarja me iniciale D.M tregon se edhe është rrahur nga i biri, ndërkohë që bën apel për ndihmë pasi nuk ka të ardhura që të blejë orenditë që i janë shkrumbuar. Ajo jetonte e vetme pasi burri i është ndarë nga jeta në mënyrë tragjikë pasi ishte vetëvarur.

“Mua nuk më ka mbushur burri 6 muaj akoma që ka vdekur, mu var se kaloi depresion, ishte i sëmurë, jam martuar 16 vjeç, burri 21, s’kishte parë ndonjëherë sëmundje, nga frika se ai mu var vajta tek djali. Unë ika, e di ç’ke më tha ik në shtëpinë tënde. Unë erdha në shtëpi. Çupa më tha mami hajde në shtëpi, u ktheva prapë ndenja dhe dytë mora jo çarçafë, jo këllëfë. ai para disa ditësh erdhi, kisha djalin e vëllait këtu 18 vjeç, bëtë muhabet i qetë dhe më qëlloi mua. Më tha pse e mban këtë këtu. Djali pi, atë ditë që më rrahu nuk kishte pirë. Më tha vajza  ik nga shtëpia se po vjen Klodi i pirë. Djali u fut brenda. Unë kisha  divane, çarçafë. unë jam grua pa burrë, çunat dhe çupa janë në shtëpi të vet. Jam me ilaçe jam me tension, i mblodha lekët dhe shkova i pagova dritat”, tha gruaja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat