Detajet/ Shqiptari që u qëllua me dy plumba në kokë në Greqi, ka në pronësi një klub nate

Vlora

Detajet/ Shqiptari që u qëllua me dy plumba në kokë në Greqi, ka në pronësi një klub nate

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 07:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e djeshme në Greqi u qëllua me dy plumba një shqiptar me origjinë nga qyteti i Vlorës.

Mediat greke shkruajnë se ai është 39 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe kishte ndërtuar jetën e tij në Athinë. Shqiptari kishte në pronësi një klub nate dhe ishte vënë shumë herë shënjestër e kontrolleve të policisë.

Dyshohet se në klubin e natës që zotëronte 39-vjeçari shqiptar shpërndahej drogë dhe trafikoheshin femra, por mbi të nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtarisht.

Kujtojmë se Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbardhur ende, po pinte kafe në zonën e njohur si Agios Panteleimon kur u qëllua nga një person tjetër. Ai mori dy plumba në kokë dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat