Sherr me thika në Vlorë/ 2 persona përfundojnë në spital, njëri në gjendje të rëndë për jetën

Vlora

Sherr me thika në Vlorë/ 2 persona përfundojnë në spital, njëri në gjendje të rëndë për jetën

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Një konflikt për motive të dobëta ka bërë që 2 persona të përfundojnë në spital në Vlorë. Mësohet se shtetasit Kujtim Saliaj dhe Jeton Hoxha për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin. Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Gazetari Enkrik Mehmeti thotë se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë.
Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat