Burg të arrestuarit për vrasjen në Vlorë...por s'ka asnjë pistë!

Vlora

Burg të arrestuarit për vrasjen në Vlorë...por s'ka asnjë pistë!

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 16:02
Vrasja ne Vlore

Neritan Qejvani i arrestuari për vrasjen e Fajton Sinanit në Vlorë ka dalë para gjykatës ku është njohur me masën e sigurisë arrest me burg. 42-vjecari edhe para togave të zeza nuk ka thënë asgjë në lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet.

Ashtu si në polici, ai ka mohuar të jetë autori dhe ka vendosur të mos bashkëpunojë më prokurorinë. Por sipas grupit hetimor Qejvani ka lidhje me ekzekutimin e 35-vjeçarit nga Tropoja. Hetuesit po ndjekin disa pista hetimi.

Njëra nga ato është ajo e ngatërrimit të objektivit. Në skedarët e policisë për Fatjon Sinanin nuk ka të regjistruar asnjë precedent penal, nuk ka qenë i dënuar apo i hetuar ndonjëherë. Në Tropojë, viktima dhe familja e tij nuk janë përshirë në ngjarje kriminale apo të kenë patur histori hakmarrje. Edhe në qytetin e Vlorës ku ka jetuar 5 vitet e fundit së bashku me bashkëshorten e tij nuk ka patur asnjë konflikt.

Megjithatë nuk përjashtohet vrasja për shkak të një konflkti të kohëve të fundit. Por nga dëshmia e familjarëve dhe personave që shoqërohej, Sinani nuk ka patur asnjë konflikt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat