Pamje të rënda: Vdekja e 18-vjeçares në Vlorë, familjarët akuza mjekëve dhe mësuesve

Vlora

Pamje të rënda: Vdekja e 18-vjeçares në Vlorë, familjarët akuza mjekëve dhe mësuesve

Më: 9 maj 2018 Në ora: 14:55
Vlorë

Familjarët e 18-vjeçares Gerta Kasaj në Vlorë e cila ndërroi jetë sot pasi kishte humbur ndjenjat në shkollë thonë se vajzës së tyre nuk iu dha ndihma në kohë pasi ambulanca ishte vonuar, duke akuzuar edhe mësuesen se nuk e kishte konstatuar në kohë gjendjen e vajzës.

Babai i saj siç shihet dhe në video akuzon doktorët që nuk e shpëtuan. Ai thotë se kishte folur me vajzën në mëngjes dhe se i kishte thënë që ishte mirë.

Aktualisht trupi i vajzës është në morgun e spitalit ku do ti bëhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar dhe shkakun e vdekjes.

Gerta Kasaj ishte rritur nga gjyshërit pasi nëna i kishte vdekur. Familjarët thonë se nuk ka pasur kriza kohët e fundit, ndërsa nga shkolla thonë që vajza është shkëputur nga banka e klasës dhe ka rënë e vdekur, nuk ka patur puls.

Me të ardhur në spital gjyshja e saj ka lëshuar kujën, ndërsa mjaft familjarë janë grumbulluar rreth saj për ta ngushëlluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat