Kishin detyrë për të ruajtur të burgosurin, shoqërohen tre gardianët

Vlora

Kishin detyrë për të ruajtur të burgosurin, shoqërohen tre gardianët

Më: 23 maj 2018 Në ora: 14:35
Tre gardianët

Janë shoqëruar në polici tre gardianët të cilët kishin për detyrë që të ruanin të burgosurin, i cili u arratis ditën e sotme nga salla e gjyqit në Vlorë.

Duke përfituar nga një hutim i tyre, 29-vjeçari Mikel Kasa, u arratis sapo gjyqtari dha vendimin me 3.4 vite burg për të.

Në këto momente, ai ia ka futur vrapit, ndërsa edhe pse është ndjekur nga gardianët nuk kanë mundur që të kapin.

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet, duke urdhëruar kështu shoqërimin e gardianëve, të cilët me shumë gjasë do të vihen në pranga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat