Një përbindësh i çuditshëm kapet në detin e Vlorës - Bota Sot
Një përbindësh i çuditshëm kapet në detin e Vlorës

Vlora

Një përbindësh i çuditshëm kapet në detin e Vlorës

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:43
Një krijesë e çuditshme është kapur ditën e sotme nga disa djem të rinj në qytetin e Vlorës

Një krijesë e çuditshme është kapur ditën e sotme nga disa djem të rinj në qytetin e Vlorës, në afërsi të vendit që nga banorët e zonës njihet si "Plazhi i Vjetër".

Personat që kanë dërguar pamjet pranë JOQ.al thonë se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë dhe se krijesën, e cila ngjan sa me një peshk të madh, edhe me një gjarpër, e kanë gjetur të ngordhur në afërsi të plazhit.

Më konkretisht, peshku-gjarpër është gjetur në kanalin e ujërave të zeza, gjysmë i ngordhur.

Ata e përshkruajnë si të frikshëm, por në të njëjtën kohë bëjnë apel që dikush të vijë ta marrë e ta varrosë, pasi dekompozimi në natyrë mund të shndërrohet në burim infeksionesh për pushuesit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera