Delfinët dhurojnë spektakël në det, mahniten pushuesit në Vlorë

Vlora

Delfinët dhurojnë spektakël në det, mahniten pushuesit në Vlorë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Udhëtimi në det ka dhe surprizat e saj ku një prej tyre është dhe ndeshja me delfinë.

Kjo surprizë i ka ndodhur dhe turistëve që udhëtonin me anijen Julka Unique. Çifti i delfinëve ka shoqëruar për rreth 20 minuta lundrimin në rrugën e kthimit të anijes.

Turistët kanë rendur menjëherë për të fotografuar dhe filmuar momentin e veçantë, i cili është tepër i rrallë. Afërsia me anijen shumicën e kohës në rreth 1-2 metra bëri që ky spektakël të shijohet nga të gjithë turistët.

Kjo për shkak se brenda gjirit të Vlorës prania e delfinëve është shumë e rrallë në krahasim me detin e hapur. Turistët kanë komentuar ndodhinë e veçantë si një prej ndodhive me të bukura të udhëtimit nga Vlora ne Karaburun.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat