Helikopterët e policisë zbulojnë 20 parcela me hashash në Vlorë

Vlora

Helikopterët e policisë zbulojnë 20 parcela me hashash në Vlorë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Rreth 20 parcela me hashash janë evidentuar nga policia e Vlorës në fshatrat e zonës së lumit të Vlorës.

Policia e qytetit bregdetar ka konstatuar parcelat pas patrullimit me helikopter në fshatrat e thellë të Lapardhasë, Kuçit, Gjormit dhe Treblovës.

Aktualisht, sipas të dhënave të para, forcat policore janë duke punuar në terren për gjetjen e tyre dhe asgjësimin.

Hetimet vijojnë për zbulimin edhe të personave përgjegjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat