Në vendin e masakrës me tetë të vdekur në fshatin Resulaj të Selenicës, është ndërtuar gjithë skema e vrasjeve makabre me 8 viktima.
Vrasësi gjakftohtë Ridvan Zykaj ka lëvizur mes tre shtëpive, që ishin vetëm 30 metra larg njera-tjetrës. Në oborret e tyre kanë mbetur ende të freskëta njollat e gjakut.
Me kallashnikov në dorë ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, të cilin e ka gjetur në shkallët e banesës ku dhe e ka ekzekutuar. Sa ka dalë nga shkallët është qëlluar njeri prej viktimave. Dritat e shtëpisë kanë mbetur ndezur.
Pas tij ka vrarë Vasilikën bashkëshorten Besimit. Dora e 24-vjeçarit nuk është ndalur as ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 15 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj, Ledjonin, vetëm 8 vjeç.
Gjakëftohtë ai ka lëvizur pak metra me tej dhe i është afruar banesës së vëllait tjetër, Azemit. Azemi pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur nga banesa bashkë me të shoqen. Ridvani ka derdhur një breshëri plumbashedhe mbi ta duke i lënë të vdekur.
Rrugën e ka vijuar drejt banesës së tretë ku jetonin prindërit e dy viktimave, Besimit dhe Azemit. Ridvani mësohet se ka qëlluar në drejtim të Demirit, i cili qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.
EMRAT DHE LIDHJET E VIKTIMAVE ME NJERI-TJETRIN
Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)
Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)
Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit)
Sara Zykaj, 15 vjeç (Vajza e Besimit)
Ledjon Zykaj, 8 vjeç (Djali i Besimit)
Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)
Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)