Postblloku i Policisë së Vlorës bllokon fuoristradën me kanabis, por pronari ‘çuditërisht’ ia mbath - Bota Sot
Postblloku i Policisë së Vlorës bllokon fuoristradën me kanabis, por pronari ‘çuditërisht’ ia mbath

Vlora

Postblloku i Policisë së Vlorës bllokon fuoristradën me kanabis, por pronari ‘çuditërisht’ ia mbath

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka njoftuar se ka bllokuar një fuoristradë, brenda së cilës ka gjetur rreth 10 kg kanabis. Ndërsa bllokimi është bërë gjatë një postblloku, Policia e Vlorës, është kujdesur, ta errësojë sa më shumë, arratisjen e pronarit të mjetit e drogës, i cili megjithëse ka “lënë peng” një fuoristradë, as nuk është identifikuar ende.

Njoftimi i Policisë

Më datë 16. 08. 2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë – Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...