A do ketë “prerje kokash” në qeveri?! Rama mbledh kabinetin në Vlorë - Bota Sot
A do ketë “prerje kokash” në qeveri?! Rama mbledh kabinetin në Vlorë

Vlora

A do ketë “prerje kokash” në qeveri?! Rama mbledh kabinetin në Vlorë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 10:28
Kabineti qeveritar

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot nje takim me ministrat si dhe me krerët më të lartë të grupit parlamentar ku do të diskutohen rezultatet nga reformat e kërkuara.

Në takimin që do të mbahet në vilën qeveritare në Vlorë, ministrat në prani të kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, do të paraqesin projektet e realizuara përgjatë një viti si dhe ato të mbetura pezull. 

Pikërisht prej këtij raportimi do të merret dhe vendimi për emrat që do të ndryshojnë në shtator në kabinetin qeveritar si dhe ata që do të konfirmohen në detyrë.

Pas kësaj takimet do të vazhdojnë me mbledhjen e Asamblesë të PS ku dhe kryeministri Rama do të bëjë të ditura ndryshimet. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera