NATO, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë

Vlora

NATO, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 11:46
Ilustrim

Një stërvitje e përbashkët mes NATO-s dhe anijeve shqiptare “Butrinti” dhe “Oriku” është zhvilluar në portin e Vlorës.Lajmin e bëri të ditur sot Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila publikoi edhe foto nga kjo stërvitje e përbashkët.

“Grupi i Dytë i Përhershëm i NATO-s Kundër Minave (SNMCMG2) kreu një stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare “Butrinti” dhe “Oriku” këtë javë, pas një vizite produktive në portin e Vlorës”, informoi Xhaçka.

SNMCMG2 vepron si një njësi integrale e NATO-s dhe merr pjesë në stërvitje të përbashkëta ose kryen misione dhe  operacione në gjithë botën.

Është kryesisht e angazhuar në rajonin e Mesdheut, por kjo njësi është në dispozicion kudo ku NATO e kërkon atë për t’u dislokuar ose për të kryer operacione, transmeton atsh.

SNMCMG2 normalisht përbëhet nga tetë dragamina (minaheqëse, minakërkuese) dhe një anije mbështetëse (ndihmuese) nga vendet anëtare të NATO-s si Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Spanja, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat