“Mbyllen 9 shkolla në Vlorë”…qytetari dixhital informon Berishën ·

Vlora

“Mbyllen 9 shkolla në Vlorë”…qytetari dixhital informon Berishën ·

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 14:25
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mbylljen sipas tij të 9 shkollave në Vlorë. Berisha i referohet qytetarit dixhital.

Postimi i plotë i Berishës:

Miremengjes Kallam Deshtakut nga qindra nxenes qe mbeten pa shkolla ne Vlore!

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Mbyllen 9 shkolla ne Vlore!

“Mirmbrëma z. Berisha.

Dje rreth orës 13 DAR Vlorë me anë të 1 mbledhjeje të papritur na ka komunikuar mbylljen e 7 shkollave të ciklit 9-vjeçar të cilat ishin me klasa kolektive. Pothuajse të gjithë prindërit e fëmijve që po u mbyllen shkollat nuk kanë ndërmend që ti çojnë më në shkollat-qendër fëmijët pasi janë larg. Disa prej shkollave janë: Dukat i Vjetër, Tragjas, Radhimë, Sherishtë, Mekat, Kërkovë. Do mundohem sot tju nis dhe vendimin të shoqëruar me listat e mësuesve që hidhen në rrugë që janë më shumë se 40 mësues. Pa asnjë vendim të ministrisë dhe pa asnjë lloj strategjie konkrete se ku dhe si do venë këta nxënës në shkollë.

Ju lutem bëje publike dhe përplasjau surratit analfabetizmin që po promovojnë. Faleminderit.

Anonim për momentin.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat