Tritoli në derë, i zoti i shtëpisë në polici: Brenda kisha fëmijët, nuk e di pse ma vunë

Vlora

Tritoli në derë, i zoti i shtëpisë në polici: Brenda kisha fëmijët, nuk e di pse ma vunë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 10:30
Policia e Vlorës k

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje sot, Jovan Çelën, pronarin e shtëpisë në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, të cilit i shpërthyen tritol në derë në orën 3:20 të mëngjesit.

Sipas gazetarit të BW,  43-vjecari punonte si zdrukthëtar dhe nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur shpërthimi, por aty ndodheshin fëmijët dhe gruaja e tij.

Gjatë dëshmisë së tij për rreth 5 orë në polici, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk i di arsyet se pse i kanë vendosur tritol në banesë. Mësohet se lënda eksplozive është aktivizuar përmes fitilit dhe jo me komandim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat