Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 26-vjeçar

Vlora

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 26-vjeçar

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 22:09
Ende nuk dihen rrethanat

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Aleksandër Vasili, 26 vjeç.

Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka marrë një plumb në këmbë. I riu 26-vjeçar është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal në  lagjen "24 Maji" të qytetit.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar disa herë me armë para një loto sporti dhe më pas janë larguar me një Jeep Cheroki.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat