"Fast Service" quhej operacioni antidrogë i policisë së Vlorës ku është arrestuar në flagrancë Pavlin Lulaj 27-vjec.
Arrestimi i të riut nga fshati Gjormë me banim në Vlorë është kryer në banesën e tij ne lagjen "10 Korriku".
Gjatë kontrollit të banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 doza të dyshuara si lëndë narkotike të llojit "Kokainë".
Ndërsa janë bllokuar dhe një veturë e markës Fiat Punto me targë AA 845 AZ, një aparat celular.
Materialet i janë referuar Prokurorisë Vlorë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", neni 283/2 i Kodit Penal.