Hapet qarkullimi në aksin Vorë-kthesa e Rinasit, bllokohet në…

Vlora

Hapet qarkullimi në aksin Vorë-kthesa e Rinasit, bllokohet në…

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 13:58
Vorë-kthesa e Rinasit

Është rihapur sot pas disa ditësh punime qarkullimi në segmentin Vorë-Kthesa e Rinasit, ndërkohë po vazhdon puna në segmentin Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë. Ky i fundit është i bllokuar dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes rehabilituese.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

 Banorët rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë. Mjetet e transportit të mallrave/kamionet që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot-Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të ndjekin drejtimin të Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës.

Siç edhe është njoftuar më parë Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga nga ana e Vorës. Mjetet mund të aksesojnë Doganën vetëm nëpërmjet segmentit rrugor Vorë-Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet Doganore dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës.

Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik në qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit të Fushë Krujës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat