Panik në Vlorë: digjen dy makina në mes të natës

Vlora

Panik në Vlorë: digjen dy makina në mes të natës

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Dy makina që kanë shpërthyer në flakë në mes të natës kanë vënë në panik banorët e lagjes 24 maji në qytetin e Vlorës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Dyshimet janë se zjarri i është vënë njërit prej mjeteve, por aksidentalisht ka marrë flakë edhe mjeti tjetër ngjithur me të.

Policia është duke hetuar dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodhet në zonë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat