Vërshimet e Vjosës, ndërtohen 5 argjinatura në Mifol

Vlora

Vërshimet e Vjosës, ndërtohen 5 argjinatura në Mifol

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 14:49
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli tha se investimi i kryer ka si qëllim të përmirësojë situatën, por nuk mund të ndalojë në mënyrë përfundimtare përmbytjet.

Ndërtimi i pesë argjinaturave në zonën e Mifolit pritet të mbrojë nga gërryerjet e lumit Vjosë krahun e majtë të shtratit, që prej vitesh ka shkaktuar probleme.

Investimi i bashkisë së Vlorës është ndarë në dy faza, 39 milionë lekë në fazën e parë dhe 51 milionë lekë në fazën e dytë. Mungesa e argjinaturës në këtë pjesë të Vjosës ka sjellë përmbytje të vazhdueshme në zonën e Novoselës, për shkak të daljes së lumit nga shtrati.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli tha se investimi i kryer ka si qëllim të përmirësojë situatën, por nuk mund të ndalojë në mënyrë përfundimtare përmbytjet.

Ndërkaq administratori i njësisë administrative të Novoselës, Kanan Shakaj tha se ura e re ndërtuar në pjesën e autostradës Vlorë-Levan, është e ngushtë dhe krijon një digë artificiale për lumin.

Sipas tij, nëse nuk ndërtohet mbi rrugë edhe një urë e re në autostradë, atëherë përmbytjet do të vijojnë. Zona e Novoselës dhe fshatrat përreth vitet e fundit kanë përjetuar disa herë përmbytje për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Vjosë, në periudhat e shirave të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat