Atentati i biznesmenit në Vlorë, dyshime të forta se ku iu vendos eksplozivi

Vlora

Atentati i biznesmenit në Vlorë, dyshime të forta se ku iu vendos eksplozivi

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 09:27
Vlorë

Pas tentativë për ekzekutimin me tritol me telekomandë të biznesmenit Agron Alushaj pasditen e së premtes ne Vlorë, hetuesit po përpiqen të mbledhin provat për autorët dhe t’i japin përgjigje pyetjes se ku dhe kur mund të ishte instaluar tritoli në makinën  ‘Benz’ të Alushajt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:35 në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ishte duke qarkulluar.

Por, paka se Alushi të ulej në timon, makinën e kishte lënë në një lavazh për ta larë. Pasi kishte paguar paratë, ai ishte nisur dhe nuk ka vonuar shumë, kur ka ndodhur shëprthimi që u bë shkak të humbiste këmbët e tij dhe të merrte plagë në të gjithë trupin.

Pikërisht në këtë moment, tek lavazhi ku makina ka qëndruar më gjatë, kanë ndalur hetuesit, pasi dyshimet janë të forta se eksplozivi është vendosur pikërisht aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat