Pse u zgjodh Vlora si qytet për të shpallur pavarësinë? Gurakuqi tregon arsyet

Vlora

Pse u zgjodh Vlora si qytet për të shpallur pavarësinë? Gurakuqi tregon arsyet

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 23:08
Romeo Gurakuqi

Historiani i njohur Romeo Gurakuqi i ftuar në "Arena" shpjegoi arsyet se pse qyteti i Vlorës u zgjodh për t'u shpallur pavarësia.

Pjesë nga biseda: 

Gurakuqi: Është e lidhur me pozicionin e fuqive ballkanike. Shpallja e pavarësisë në Vlorë, është gjetur si qyteti më i mbrojtur nga avancime reciproke që Mali i Zi, Serbia, Greqi.

Duka: Edhe për nga infrastruktura që kishte Ismail Qemali, djali i tij .

Gurakuqi: Kishte një vijë në qafën e Llogarasë, diku në Palasë. Nuk mund ta kalonin grekët për shkak të italianëve. Ishte qyteti më i ruajtur edhe në aspektin e përparimit të ushtrisë greke. Në momentin kur ka ardhur Ismail Qemali në Durrës, serbët kanë qenë në Fan. Kishin përparuar shumë afër. Është zgjedhur për shkak të pozicionit gjeografik. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat