Elvira: Ju zotërinjtë të nderuar na mohuat këto çmime

Volejboll

Elvira: Ju zotërinjtë të nderuar na mohuat këto çmime

Nga: K. G. Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 13:43
Elvira: Ju zotërinjtë të nderuar na mohuat këto çmime

Volejbollistja e Skenderajt, Elvira Bajraktari, ndihet e nderuar dhe e motivuar për çmimin si sportistja e dytë në Komunën e Skenderajt. “Me rastin e përzgjedhjes së sportistit më të mirë ne komunën tonë të dashur dola si sportistja e dytë më e mirë në radhën e senioreve.

Dua te falënderoj ata të cilët ishin me mua gjatë gjithë këto vite dhe që punuan që unë të kem suksese të tilla.

Faleminderit fillimisht familjen time që janë përkrahësit më të mëdhenj të kësaj rruge.

Faleminderit edhe për dy njerëz të veçantë qe janë shtylla kryesore e klubit,  drejtori Agron Istogu dhe trajneri Ylli Kadriu pa punën e të cilit unë nuk do isha ku jam sot .

Faleminderit vajzat e klubit që i dua shumë dhe qe janë familja ime e dytë.

Edhe pse ne ishim ata qe përfaqësuam këtë komunë në garat më të larta që shumë vite, ata na mohuan financiarisht edhe moralisht .

Por duke harruar qe vlerat tona nuk maten më mirënjohje e as me çmime, vlera jonë është suksesi qe e kem sjell gjithmonë ne qytetin tonë.

Të ia mohosh punën, sakrificën e mbi gjitha djersln një sportisti ,një trajneri dhe një klubi është gjesti me i ultë qe mund ta bësh.

Por ju zotërinjtë të nderuar na mohuat këto çmime këto nderime të cilat i merituam por ju assesi nuk mundeni të na mohoni suksesin , arritjet dhe rezultatet tona.

Ne do punojmë çdo vit edhe më shumë, duke i gëzuar familjarët dhe qytetarët të cilët i gëzohen suksesit tonë dhe janë përkrah nesh.

Neve askush s'mundet te na mohoj përmendjen e emrit dhe mbiemrit tonë në arenën ndërkombëtare, sepse siç e di unë përfaqësimi i shtetit është akti më i lartë qe mund ta arrij një sportist, një trajner.

S'mund të mburrem asnjëherë për atë qe nuk jam sepse sporti është i tillë çmimi nuk luan në fushë po talenti dhe përgatitja jonë”, shkruan Elvira në profilin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat