Ja sa shumë kanë ndryshuar bijat e Gjilanit për 20 vite!

Volejboll

Ja sa shumë kanë ndryshuar bijat e Gjilanit për 20 vite!

Nga: K. Goca Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:39
Mimoza dhe Gana

Dy emrat të spikatur të volejbollit, dy emra që ende flitet për lojëra të mira që kanë treguar, që kanë dhënë shumë për sportin, që sakrifikuan edhe në kohën e okupimit, i rezistuan Serbisë dhe që ishin edhe shtyllë e KV Dritës nga Gjilani dhe shumë ekipeve tjera, mbase edhe e Kombëtares së Kosovës! Dy emra që sot kanë poste të ndryshme, si Mimoza Shkodra dhe Ganimete Gërbovci! Përderisa Mimoza pak është e ngarkuar edhe me skenën politike, Ganja më shumë përqendrohet në sport dhe ndjenë keqardhje kur sheh njerëzit në varfëri! Mimoza është profesoreshë dhe nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës, e martuar dhe ka tre fëmijë, kurse Ganja është trajnere e Prishtina F në Superligë, e martuar dhe ka dy fëmijë.  

Image

Mimoza Shkodra

Mimoza dhe Ganja ose siç njihen si bijat e Gjilanit, kanë ndryshuar goxha në fytyrë në krahasim para 20 viteve. Kjo fotografi është e periudhës së pas luftës, diku 1999-2000. Foto janë bërë atëkohë nga i mirënjohuri fotograf Afrim Kçiku, njeriu që ka dhënë shumë në sport. Ndryshime brenda 20 viteve mund t’i shikoni edhe në fotot e ilustruara, por ajo që është më e rëndësishme, janë dy emra të respektuar jo vetëm në opinionin sportiv. 

Image

Ganimete Gërbovci

Cila mund të jetë nesër si konkurrente për postin e selektores së Kosovës (femrat), ndoshta edhe për ministre në MKRS? Askush nuk mund ta dij!  Jetës nuk i dihet, një ditë mund të ia mësyjnë bijat e Gjilanit edhe postet më të larta qeveritare!  Mos të harrojmë, se Mimoza ka qenë edhe Miss Gjilani para më shumës e 20 viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat