Fati i Mimozës dhe Benit si sportistë - Bota Sot
Fati i Mimozës dhe Benit si sportistë

Volejboll

Fati i Mimozës dhe Benit si sportistë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 10:37
Mimoza dhe Arbeni me fëmijët e tyre

Raste të rralla janë në Kosovë, që sportistët bashkëshortë t’i takojnë një sporti ose të janë në dy sporte. Janë raste të veçanta që të kemi sportistë shembullorë, me një harmoni të jashtëzakonshëm brenda familjes dhe që i ndihmojnë njëri – tjetrin në aspektin profesional por edhe në atë privatë.

Mimoza Shkodra, ish volejbolliste e shquar, një periudhë edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës, sot është profesoreshë dhe nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës, kurse bashkëshorti i saj, Arben Bislimi, ish volejbollist dhe ish basketbollist, sot është kryetar i klubit të basketbollit Drita nga Gjilani!

Image

Si Mimoza si Arbeni, për gjatë karrierës së tyre kanë fituar mjaft tituj, madje Beni edhe në volejboll edhe në basketboll, ka shkëlqyer! Bashkëshortë që ndodhë ndonjëherë të përplasen apo mospajtohen në mendime kur luhet derbi i madh botëror  i futbollit, mes Real Madridit dhe Barcelonës. Mimoza tha se synon që edhe fëmijët e saj të janë sportist, kurse Beni tregon se cili është më komandant në ngasje të makinës dhe cili e mban aty qetësinë!

Veçori tjetër është se që të dytë janë shtatlartë dhe me vizione pothuajse identike, sepse edhe Arbeni ka dashuri të pakufishme për volejbollin, pasi që një kohë ka derdh shumë djersë në sportin skofiar.

“Bota sot": Mimoza, merreni me shumë aktivitete, profesoreshë e shkencave sportive, nënkryetare e FVK-së, këndej keni tre fëmijë, sa është vështirë?

Mimoza Shkodra: Nuk është e lehtë aspak, sepse puna të cilën e bëj kërkon angazhim maksimal,  por arrij të menaxhoj kohën përherë.

Image

"Bota sot": Bashkëshorti juaj ish basketbollist, sa iu përkrah?

Mimoza Shkodra: Shumë. Beni është përkrahja maksimale e imja dhe shtysa maksimale. Ndryshe nuk kisha me funksionuar kështu.

"Bota sot": A keni përplasje e mospajtime profesionale me Arbenin, kur dihet se ai ka qenë basketbollist?

Mimoza Shkodra: Po, kur luan Reali me Barcelonën hahahahah. Ne të dy jemi të një profesioni, kemi sukseset të cilat të dy i kemi mbërri secili me skuadrën e vehte dhe nuk është që arrijmë deri tek mospajtimet, ndërsa kur debatojmë për çështje profesionale apo shkencore të fushës tonë ka raste që nuk pajtohemi por s’ do mend se këto mospajtime na japin shumë frytë në çështjen profesionale, si mua si Benit.

"Bota sot": Cili është synimi i Mimozës?

Mimoza Shkodra: Në spektrin personal më janë harxhuar synimet e mija, të gjitha i kam realizu, edhe pse e re në moshë. Tani kam synim fëmijët, të nxjerri një volejbollist dhe një futbollist të karakterit ndërkombëtarë. Garat në nivel ndërkombëtarë ne si gjeneratë as nuk kemi mbërri t’ i ëndërrojmë, se lëre t’ i arrijmë. Unë dhe Beni ishim gjeneratë e pa fat në këtë drejtim, edhe pse ishim sportistë shume të mirë, por fëmijët e mij i shoh në një të ardhme të afërt sportist kulminant.

"Bota sot": A i mungon shumë fëmijëve dhe a shpresoni se edhe ata do ta ndjekin rrugën e prindërve?

Mimoza Shkodra: Ka raste që i mungoj edhe pse unë nuk shoh kurrë qejfet e mija, vetëm punë dhe familje, asgjë tjetër. Por ka disa angazhime që më kërkon të jem në punë gjithë ditën, por mundohem ta zëvendësoj në çdo mënyrë. Sa i përket çështjes nëse ata do të ndjekin rrugën e prindërve, mendoj se po, dardha pikë nën dardhë thotë populli. Ne jemi të përkushtuar shumë në këtë drejtim dhe po ashtu fëmijët po e japin maksimumin.  Fundja sportistët përherë dalin nga shtysa e familjes në radhë të parë.

“Bota sot": A mund jetohet nga të ardhurat e sportit?

Mimoza Shkodra: Ne nuk kemi përfitu nga sporti, bile vazhdojmë të japim kontribut në suaza vullnetare. Por nuk do të thotë që në një të ardhme të afërt nuk do të përfitojnë sportistët dhe të sigurojnë jetesën nga sporti.

"Bota sot": Arben, dikur basketbollist e tani kryetar i KB Dritës, si e sheh perspektiven e basketbollit gjilanas?

Arben Bislimi: Pa modesti ju them se basketbolli ne Gjilan ishte në një nivel më të lartë në kohën kur unë isha basketbollist se sa tani! Gjilani nuk e shfrytëzoi popullaritetin e basketbollit të pas luftës që e kaploi tërë Kosovën. Tash për momentin si udhëheqës i KB Drita, po mundohemi që të krijojmë një ekip me bazë me lojtarë vendorë gjilanas, në mënyrë që në një të ardhme të afërt të jemi sa më konkurrues për nivelin e basketbollit të Kosovës.

"Bota sot": Sa e ndjeni mungesën e bashkëshortes brenda familjes, e cila ka shumë angazhime në jetën profesionale?

Arben Bislimi: Mimoza është vërtetë e angazhuar në jetën profesionale sepse puna në universitet kërkon angazhim e po ashtu edhe në federatë, mirëpo jashtë punës Mimoza çdo herë është me familjen dhe e përkushtuar maksimalisht. Po ashtu ne punojmë bashkë që 15 vite në një nga shkollat profesionale në Gjilan dhe na bie qe pothuajse 80% të kohës jemi bashkë përherë.

"Bota sot": A keni xhelozi me Mimozën, sidomos në aspektin sportiv, kur bashkëshortja juaj ka suksese më të mëdha?

Arben Bislimi: Sa për kuriozitetin e lexuesve Tuaj dua të ju jap një informacion, nga që unë nuk ndjej fare xhelozi në ketë aspekt. Unë kam qenë ndër sportistët më unikat në Kosovë, sepse jam fitues i dy titujve kampioni në dy sporte të ndryshme, një kampion i Kosovës në basketboll 1997, dhe finalist i kupës në të njëjtin vit, dhe dy herë kampion i Kosovës në volejboll 1998 dhe fitues i kupës së Kosovës  në vitin 2000 po ashtu në volejboll. Andaj ne të dy vetëm ndjehemi krenarë me sukseset e njëri tjetrit.

Image

"Bota sot": Cili është synimi juaj?

Arben Bislimi: Unë kam disa synime që do Zoti ti bëj realitet sepse çdo ditë po punoj që të jetësohen. Një nga synimet e mija është që të rikthej imazhin e klubit në nivel sa më të lartë në mënyrë që të arrijmë suksese në nivelin profesional të basketbollit në Kosovë dhe pse jo edhe atë ndërkombëtarë. Po ashtu synimi jonë i përbashkët me Mimozën është që edhe fëmijët tanë të arrijmë t’i bëjmë sportistë edhe më kulminant, sepse kanë një mundësi të artë, dhe rrugët drejt arenës ndërkombëtare janë të hapura, dhe nëse ne nuk e patëm fatin si sportist (nga që sportist ishim në kohën më të rëndë në Kosovë), që të prekim ëndrrën ndërkombëtare, do t’ a arrijmë me fëmijët tanë.

"Bota sot": Kush e nget më shumë makinën, ju apo bashkëshortja?

Arben Bislimi: Kur lëvizim bashkë me makinë unë e ngas makinën ndërsa Mimoza e mbanë rendin dhe qetësinë në makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...