Futbollisti i propozon në borë martesë volejbollistes shqiptare! Po cila ishte përgjigja?

Volejboll

Futbollisti i propozon në borë martesë volejbollistes shqiptare! Po cila ishte përgjigja?

Më: 4 janar 2019 Në ora: 13:36
Futbollisti i propozon në borë martesë volejbollistes shqiptare! Po cila ishte përgjigja?

Mbrojtësi i Kamzës, Olsi Teqja, duket se do ta mbajë mend gjatë këtë fillim janari të 2019-ës. 30-vjeçari, ka vendosur t’i propozojë partneres së tij, volejbollistes Sara Shehu, të cilët prej shumë kohësh janë në një lidhje.

Teksa gjendeshin për pushime në parkun e mbushur plot dëborë të Brezovicës në Kosovë, Teqja është ulur në gjunjë, duke i propozuar të dashurës së tij, me unazën e martesës në dorë, dhe përgjigja e Sarës mesa duket ka qenë: “PO.”

Vetë mbrojtësi, i ka ndarë me miqtë e tij në Instagram këto momente romantike, dhe fotot e postuara i shoqëron me shkrimin: “Teqja to be (Teqja e ardhshme)”, duke lënë të kuptohet se ata shumë shpejt do të martohen, dhe Sara do të marrë edhe mbiemrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat