Shqipëria lë për të dëshiruar

Volejboll

Shqipëria lë për të dëshiruar

Më: 9 janar 2019 Në ora: 18:59
Shqipëria lë për të dëshiruar

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra është mundur 3-0 nga Kroacia, në ndeshjen e fundit eliminatore të Kampionatit Europian, Grupi B, takim i luajtur në sallën e lojërave “Feti Borova” në Tiranë. Humbja e 6 radhazi për kombëtaren kuqezi, që në këtë turne nuk arriti të fitojë as edhe një set. Një paraqitje që la shumë për të dëshiruar në aspektin e rezultatit, pavarësisht se është një skuadër në ndërtim e sipër.

Sa i përket ndeshjes, ajo ishte një formalitet për vajzat kroate, që fituan pa shumë për vetëm 60 minuta lojë.

Shqipëria e mbylli këtë turne në vendin e fundit, pa asnjë pikë, ndërsa Kroacia në vendin e parë, me 18 pikë të plota.

Shqipëri – Kroacia, 0-3 (15-25, 8-25, 14-25)

Shqipëria: Hasku, Qershia, Fagu, Xheka, Molla, Beshiri, Bego, Rexhepi, Kushi, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

Kroacia: Sain, Stimac, Klaric, Pavicic, Butigan, Mlinar, Strunjak, Dumancic, Fabris, Samadan, Brcic, Cvetnic, Rajkovic. Trajner: Daniele Santarelli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat