Brazilianet në Ferizaj dhe Loresa...

Volejboll

Brazilianet në Ferizaj dhe Loresa...

Nga: K. G. Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:07
Brazilianet në Ferizaj dhe Loresa...

Superliga e Kosovës në volejboll është më atraktive se shumë vite të tjera, sepse shumë braziliane kanë pushtuar klubet tona, si në KV Prishtina F, M. Technologie Prishtina dhe Ferizaj.  Superliga e Kosovë po merr ngjyrën braziliane. Edhe trajnerja e Ferizajt, Arta Ramadani, ndihet krenare që pruri dy braziliane dhe që Loresa Avdyli i kthehet nga lëndimi.      

“Rikthimi i Kapitenes Loresa Avdyli nga lëndimi sjellë risi edhe me dy lojtare nga Brazili...Fjala është për Anna Carolina dhe Júlia Gatelli të cilat këtë sezon i janë bashkangjitur ekipit tonë. Në sezonin e parë ekipi jonë nuk pati asnjë fitore sepse ne si ekip u paraqitëm me lojtare të cilat për herë të parë ishin bartëse të lojës përveç Arta I. Ramadani e cila e kishte përvojën shumëvjeçare.

Image

KVF Ferizaj

Vlen të theksohet njëherit dhe të falënderojmë lojtaret edhe pse në moshë shumë te re ato na japin shpresë që me kohë do të jenë ne gjendje të jenë edhe bartëse të lojës...Me përforcimet që kemi bërë ne shpresojmë që të marrim edhe përvoja të reja nga dy lojtaret dhe vajzat e ekipit janë shumë të lumtura me të cilat shpresojmë që do të na ndihmojnë që ne të qëndrojmë në Superligën e Kosovës.

Por sukseset e klubit nuk kanë munguar këtë vit në kombëtaren U17 të Kosovës ekipi jonë pati 3 lojtare bartëse të 6 së parë dhe pas suksesit si kampion të Kosovës në U14 edhe trenerja Arta Ramadani ishte pjesë e kombëtares së Kosovës për gjeneratat U17. Këtë vit ne njashtu mbajmë pozitën e parë në grup në garat U14 dhe pozitën e dytë në gara U16. Kjo është për t’u falënderuar sepse ne si ekip po punojmë shumë me gjenerata të reja. Falënderim i veçantë për tifozët ‘Ujqit’ që asnjëherë nuk na lanë vetëm dhe ishin me ne në çdo ndeshje dhe nuk ishin të dëshpëruar me humbjet tona”, thuhet mes të tjera nga KVF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat