Kosovën do ta vizitojë një njeri i rëndësishëm i sportit

Volejboll

Kosovën do ta vizitojë një njeri i rëndësishëm i sportit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 21:28
Özkan Mutlugil

Zëvendëspresidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Özkan Mutlugil, do ta vizitojë Kosovën për herë të parë.

Ai do të qëndrojë në një vizitë dy ditore në Prishtinë, bëhet e ditur nga Federata e Volejbollit e Kosovës, përcjell zeri.info. I dyti i volejbollit evropian, i cili njëherit është njeriu i parë i thesarit në CEV, pritet të arrijë në Kosovë në mbrëmjen e 14 Shkurtit.

Më 15 shkurt ai do të jetë në ceremoninë e Laureatëve të volejbollit kosovar dhe në të njëjtën kohë do të marrë pjesë në ndeshjen mes Kombëtareve A të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ardhja e njeriut të dytë të volejbollit evropian, tregon edhe njëherë mbështetjen e parezervë që CEV e ka për anëtarin e saj të 56-të, Kosovën. Së shpejti do ta bëjmë publike agjendën e plotë dhe takimet që janë paraparë në Kosovë me z. Mutlugil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat