Kajtazi: Skuadrat tona nuk po kanë durim

Volejboll

Kajtazi: Skuadrat tona nuk po kanë durim

Nga: K. G. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:05
Xhavit Kajtazi

Kryetrajneri i kampionit vjeshtor Prishtina Volley-M, Xhavit Kajtazi, shprehet se duhet që volejbollistët e rinj të përfshihen sa më shumë në skuadrat e seniorëve.

“Sa i përket të rinjve, do të kisha pasur shumë dëshirë që ata të përfshihen sa më shumë në skuadrat e seniorëve. Mirëpo po duket se titulli na ka joshur më shumë se sa ardhmënia e volejbollit. Po duket se skuadrat tona nuk po kanë durim për t'iu kthyer së ardhmes dhe po duan të luajnë sot për nesër”, thotë Kajtazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat