Nuk e kishte edhe të lehtë të merrte një vendim, por vendosi që ky të jetë edicioni i fundit i tij, si kryetrajner.
Është fjala për Naser Krasniqin, që drejton klubin e volejbollit M.Technologie Prishtina në konkurrencën e femrave, e cila lufton për titull dhe për Kupën e Kosovës. Krasniqi është edhe menaxher në klub.
“Te dy funksionet i kam, por si trajner ky është sezoni i fundit i imi. Do t’i them lamtumirë zejes së trajnerit pas plot 18 viteve”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.