Kështu u njoh Naser Krasniqi me Shqipen!

Volejboll

Kështu u njoh Naser Krasniqi me Shqipen!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 13:37
Kështu u njoh Naser Krasniqi me gruan e tij!

Naser Krasniqi zbulon se si u njoh me gruan e tij. Sporti ishte urëlidhëse mes Naser Krasniqit dhe Shqipe Sejdiut. Krasniqi atëkohë ka qenë volejbollist i Elektroekonomisë, një djalë me famë, i pashëm dhe gruaja e tij hendbolliste, Shqipja. Krasniqi është trajner dhe menaxher në KV M-Technologie Prishtina (Femrat). “Po, gruaja karrierën e ka filluar në Kroaci ku ka jetuar dhe pas zhvendosjes nga Kroacia ka luajt për KH Prishtina sa ishte pjesë e ligës së dytë jugosllave.

Trajner ishte Mehdi Jashari i ndjerë. Koha kur ka luajtur ishin vitet e tetëdhjeta, në atëkohë KH Prishtina ishte anëtar i ligës së dytë ish jugosllave, ku trajner ishin Agim Ajeti dhe pastaj Mehdi Jashari. Koha e Lojtareve, si Neziri e Basholli, Hoxha etj.

Në atë kohë unë isha pjesë e KV Elektroekonomia e Obiliqit anëtare e ligës së dytë ish jugosllave. Kishte pak klube dhe sportistët u njiheshin mes vetes”, tregon Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat