Injorohen apo jo lojtaret e Prishtina F, flet selektori Ilazi

Volejboll

Injorohen apo jo lojtaret e Prishtina F, flet selektori Ilazi

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:55
KV Prishtina F.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Lorik Ilazi, nuk e ka përfshirë asnjë volejbolliste të Prishtina F. në listën e tij për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë, për nder të 17 shkurtit - Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Prishtina F. është prej ekipeve që lufton për njërën nga trofetë, aktualisht është në pozitën e pestë me 15 pikë të mbledhura në Superligën e Kosovës. Në ekipin e Prishtina F. janë disa lojtare që po tregojnë formë të mirë, siç thuhet edhe nga brenda këtij kolektivit. Në kombëtare janë të përfshira lojtaret nga Kastrioti i Ferizajt, Drita nga Gjilani, Skenderaj dhe M-Technologie Prishtina, por asnjëra nga Prishtina F.

Image

Lorik Ilazi, selektor

Te Prishtina F. lojtare me cilësi janë (siç thanë njohësit e volejbollit), si Leonora Rama, që luan në pozitën e 4, pastaj Donika Xhemaili paraqitet me sukses në rolin e pranueses/4, po ashtu edhe Linda Selmani në pozitën e liberos. Asnjë volejbolliste e këtij ekipit nuk është në listën e kombëtares së Kosovës! A janë injoruar lojtaret e Prishtina F. kur kihet parasysh se drejtuesit e këtij klubit tash e një kohë kanë përplasje me Federatën e Volejbollit të Kosovës. Ndërkaq, në pyetjen drejtuar Ilazit, pse asnjë lojtare e Prishtina F. nuk është përfshirë në kombëtare për ndeshjen revyale me Shqipërinë, nuk e meritojnë apo...? “Ne nuk i shohim ekipet se nga cila janë!!! Ne shohim kualitetin e lojtareve! Nëse e shohim në atë mënyrë ka shumë ekipe që nuk kanë lojtare në kombëtare!”, përgjigjet Ilazi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ndeshja Kosovë-Shqipëri do të zhvillohet me datën 16 shkurt, në ora 15:00 në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat