Fjolla në spital, reagon trajneri i Dritës

Volejboll

Fjolla në spital, reagon trajneri i Dritës

Nga: K. Goca Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:26
Fjolla Shabani

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita nga Gjilani, gjithsesi se do të jetë e hendikepuar pa volejbollisten më të mirë Fjolla Shabani, e cila është operuar.  Trajneri i Dritës, Lorik Ilazi, njëherësh edhe selektor i kombëtares së Kosovës (femrat), tha se Fjolla është operuar pas lëndimit të gjurit.

“Lojtarja e zgjedhur MVP 2018 ne Kosove Fjolla Shabani sot u operua me suksese.

Fjolla Shabani pësoi lëndim në gjurin e djathtë në ndeshjen me përfaqësueses së Kosovës!

Image

Lorik Ilazi dhe Fjolla Shabani

Në ndeshjen Kosovë - Shqipëri e zhvilluar me datën 16 shkurt 2019 për nder të Pavarësisë së Kosovës qysh në fillim të ndeshjes të rezultati 6:4 për Kosovën, Fjolla pësoj një lëndim i cili ishte jo i lehtë duke shkaktuar këputje të ligamentin kryqëzor-ACL dhe lëndim atij anësor të brendshme-MCL e gjithashtu edhe një kërcitje në meniskus.

Fjolla sot kreu operimin me suksese dhe pritet qe shume shpejt te vazhdoje terapitë e të kthehet edhe me e fortë për të ndihmuar ekipin tonë KV Drita. Shërim të shpejt e suksese Fjolla Shabanit”, shkruan Ilazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat