Ilazi: Synimi i të gjithëve është që ta mundin Dritën

Volejboll

Ilazi: Synimi i të gjithëve është që ta mundin Dritën

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 17:36
Ilazi: Synimi i të gjithëve është që ta mundin Dritën

Kryetrajneri i Dritës nga Gjilani, Lorik Ilazi, është shumë i qetë, fare nuk merakoset apo mërzitet pse rivalet kryesore në luftë për titull janë përforcuar me volejbolliste nga jashtë.  Drita është kampione në fuqi dhe pretendon t’i mbledhë të gjitha trofetë në fund të edicionit. Në dy ndeshjet e para të Superligës A (femrat), Drita realizoi dy fitore, si vendase e shkatërroi me 3:0 M-Technologie Prishtina dhe në kryeqytet triumfoi në setin tai-brek me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Prishtina F.  Ilazi është optimist, se do të ia dalin me sukses si për garat e Kupës po ashtu edhe në kampionat.

“Bota sot”:  Drita e fillon pranverën me dy fitore rresht, me sistem të ri të garave, së pari mundi me 3:0 M-Technologien dhe pastaj me 3:2 Prishtina F. Një fitore e vështirë në kryeqytet, a u ndje dukshëm mungesa e Fjolla Shabanit?

Image

KV Drita

Lorik Ilazi: Është shumë normale që ndihet mungesa e Fjollës kur dihet se Fjolla u zgjedhë dhe është lojtarja më e mirë në Kosovë në pozitën e vet! E rëndësishme për Dritën është fitorja e cila u arrit edhe pse ishte më vështirësi! Kjo vështirësi u prit pasi që një ditë para ndodhi lëndimi i Fjolla Shabanit në gju dhe nuk kishim kohë ta zëvendësojmë pozitën e saj!

“Bota sot”: Në krahasim me vjeshtën, duket se pesë skuadra luftojnë për titull, si Drita, Kastrioti, Skenderaj, M-Technlohgie Prishtina e Prishtina F. por cila është më e papërshtatshme?

Lorik Ilazi: Për ne çdo ndeshje është e rëndësishme dhe çdo kundërshtarë është i njëjtë! Çdo fitore e kërkon punën e vet dhe angazhimin! Ne punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë pa ndërprerë që të arrijmë qëllimet tona, ku janë kampionati dhe Kupa. Këtë vit me sistemin e ri të garave skuadrat janë mobilizuar dhe është bërë një kampionat shumë rivalizuese dhe i bukur.

“Bota sot”: Si e sheh pjesën e dytë të kampionatit, sistemin e ri të garave, a është i qëlluar?

Lorik Ilazi: Pjesa dytë e kampionatit apo sezoni pranveror siç e quanim është bukuria e këtij kampionati, janë 6 ekipet më të mira momentale të cilat ashtu u renditen në pjesën e parë dhe po të gjitha janë mobilizuar ku thuajse çdo javë janë të gjitha ndeshjet derbi dhe më shumë rivalitet. Unë mendojë se sistemi i garave është shumë i qëlluar por normal se ka nevojë për “Update” sidomos të grupmoshat e reja dhe në ligën e parë! Sepse sa i përket Superligës A dhe Superligës B, e ceka edhe më parë është bukuria e këtij kampionati, pasi që çdo ndeshje në të dy Superligat është shumë rivalizuese dhe kjo e ngritë cilësinë tek ekipet dhe lojtaret.

Image

KV Drita

“Bota sot”:  Sa jeni i kënaqur me fondin e lojtareve dhe ku i sheh pikat më të forta te Drita?

Lorik Ilazi: Drita është shumë stabile me fondin që ka, ekipi ynë ka ruajtur bërthamën e lojtareve nga ato që kanë dal kampion, ku në mesin e vet ka pasuesen Blinera Jaha, liberon Fjolla Hyseni, gjuajtësen Adelajda Prenga, si dhe lojtaren më të mirë të zgjedhur në Kosovë, qendrën Fjolla Shabani e gjithashtu edhe lojtaret e reja, si Vesa Shabani, Belinda Xhymshiti, Erza Shkodra, Viola Latifi, Aulona Sinani, Elita Idrizi të cilat edhe janë kampione me juniore vitin që e lamë!

E këtyre kur të ia shtojmë edhe përforcimet nga jashtë Arjola Prengën super kampionen si dhe lojtaret nga SHBA Brianna Gardner dhe Skylar German s’ka medyshje se ky fond është fond kampion dhe me synime të qarta! Por ne jemi të vetëdijshëm se arritja e qëllimit don shumë punë, përqendrim dhe fat që të arrihet sepse jemi në dijeni se të gjitha ekipet punojnë dhe kanë angazhuar të gjitha forcat dhe synimi i të gjithëve është që ta mundin Dritën sepse në jemi kampion që tre vite radhazi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat